Ylli i madh i filmit nga India, Amitabh Bachchan, është shëruar nga COVID-19, shkruan BBC. Ylli i filmave të Bollywoodit kishte njoftuar muajin e kaluar në Twitter se ka rezultuar pozitiv me COVID-19.
Por 77-vjeçari ka fituar betejën me virusin dhe është liruar nga spitali. Të dielën në Twitter ai ka njoftuar se është liruar nga spitali pasi ka rezultuar negativ. Ai ka falënderuar tifozët për lutjet, si dhe stafin në spitalin “Nanavati” në Mumbai për kujdesin e shkëlqyer.