Ka vdekur reperi Malik Abdul Basit, anëtar i grupit pionier të hip hopit - “The Roots”.
Ai vdiq në moshën 47 vjeçare, raporton CNN.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoGrupi tij ka njoftuar vdekjen të mërkurën në Instagram në një postim ku shfaqet një fotografi e Malik B me bashkëthemeluesit e “The Roots”, Black Thought dhe Questlove.
“Me zemër të thyer e me sy të përlotur ju informojmë me keqardhje për ikjen e vëllait tonë të dashur dhe anëtarit të Roots, Malik Abdul Basit”, thuhet në njoftim.
Grupi nuk e tregoi shkakun e vdekjes së reperit e vdekja e tij u konfirmua edhe nga kushëriri i tij Don Champion në Twitter.
Malik B jetonte e vepronte në Filadelfia.