Këngëtarja shqiptare e njohur ndërkombëtarëshit, Ava Max, e ka paralajmëruar albumin e saj të ri.
“Heaven and hell”, është albumi i saj i cili do të debutojë më 18 shtator.
Artistja, emri i së cilës është Amanda Ava Koci, ndau me 1.5 milionë ndjekësit e saj në Instagram një video të shkurtër, duke prezantuar pamjen e albumit të ri, derisa ka thënë edhe ca fjalë.
“Kam ëndërruar për këtë ditë për kaq shumë kohë dhe jam kaq e emocionuar t’ju njoftoj se albumi im debutues do të publikohet më 18 shtator! Ju keni qenë me mua në çdo hap të udhëtimit tim dhe nuk mund të pres që t’i ndaj këto këngë me ju. Zemra ime mund të shpërthejë… këto këngë së shpejti do të jenë tuajat. Para-blerjen e albumit mund ta bëni nga nesër! Ju dua shumë të gjithëve”, ka shkruar Ava Max në Instagramin e saj.