Showbiz

Shtyhet për dy javë lansimi i albumit “Smile” nga Katy Perry

Këngëtarja e njohur amerikane, Katy Perry, e cila është në pritje të fëmijës së parë me të fejuarin e saj Orlando Bloom, ishte dashur ta lansonte albumin e saj të ri “Smile” më 14 gusht të këtij viti, por është detyruar ta shtyjë atë për dy javë.

Përmes një postimi në Instagram ku këngëtarja 35-vjeçare shfaqet duke iu përplasur një tortë në fytyrë, ka deklaruar: “Welp. Urrej t’ua përplasë këtë lajm të keq fytyrës, njësoj sikur kjo tortë… por nëse viti 2020 më ka mësuar diçka, është që të mos pres të realizohen të gjitha planet dhe të jem më fleksibile. Për shkak të vonesave të pashmangshme të prodhimit, albumi im #SMILE tani do të lansohet dy javë me vonesë, pra më 28 gusht”.

 

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

Welp. I hate to throw this bad news at you like a pie in the face...but if there’s anything 2020 taught me, it’s to not get too attached to plans and be malleable. Due to unavoidable production delays, my album #SMILE will now be released ✌?weeks later on August 28 ☹️ To make this up to you, starting this Sunday (Aug 2) and until the album drops (or until #Babycat ??...whichever comes first ??) join me for #SmileSundays! Every Sunday, time TBA soon, I’m going to go on LIVE for 30 minutes or more and talk all things ?SMILE? you’ll see new merch... I’ll play some snippets... maybe we’ll go live together... we’ll def have a good chat! Clowns-n-Cats - Thanks for being so flexible in this time... it’s a wild one, for sure, but I hope the patience will be worth the wait! ♥️? Love, Katy

A post shared by KATY PERRY (@katyperry) on

 

Sidoqoftë, Perry po ashtu bëri të ditur se shkaku i vonimit të albumit, ajo planifikon t’i realizojë disa diskutime online me fansat e saj, ku do të tregojë gjithçka rreth incizimit të ri. Këto diskutime do të realizohen online çdo të diel, deri në lansimin e albumit ose derisa këngëtarja ta sjellë në jetë fëmijën e saj, transmeton Koha.

Shtyrja e lansimit të albumit “Smile”, vjen pak ditë pasi ylli i hitit “I Kissed a Girl” u detyrua ta shtyjë për të tretën herë edhe dasmën e saj.

Katy Perry dhe Orlando Bloom, të cilët janë në pritje të fëmijës së parë së bashku, kishin planifikuar të martohen në fund të vitit 2019 por ishin detyruar ta shtyjnë dasmën e cila do të mbahej në Japoni, për verën e vitit 2020. Por, pandemia e koronavirusit ka bërë që kjo datë të pësojë sërish ndryshime.

Kjo do të jetë martesa e dytë si për Orlandon ashtu edhe për Katyn. Orlando ishte i martuar tre vite me modelen Miranda Kerr me të cilën e ka djalin Flynn Christopher Bloom, ndërsa Katy ishte në një martesë dyvjeçare me komedianin Russell Brand.