Showbiz

Dua Lipa, Madonna dhe Miss Eliot në bashkëpunim ripërpunojnë këngën “Levitating”

Dua Lipa, Madonna dhe Miss Eliot në bashkëpunim ripërpunojnë këngën “Levitating”

Dua Lipa realizon ëndrrën e saj dhe më në fund vjen në një bashkëpunim me idhujt e muzikës, Madonna dhe Missy Elliott.

Përmes një postimi të fundit në Instagram, këngëtarja kosovaro-britanike ka bërë të ditur se një prej hiteve të saj të albumit "Future Nostalgia", së shpejti vjen e ripërpunuar nga DJ dhe producentja muzikore The Blessed Madonna, dhe pjesë e këtij projekti janë bërë edhe mbretëresha e muzikës pop, Madonna, dhe rep-artistja e njohur amerikane, Missy Elliott.