Showbiz

Princesha Beatrice u martua me fustanin e huazuar nga mbretëresha Elizabeth

Princesha Beatrice u martua me fustanin e huazuar nga mbretëresha Elizabeth

Princesha Beatrice, dasma e së cilës ishte planifikuar të zërë vend në pranverë të këtij viti, por u pezullua për shkak të pandemisë së koronavirusit, duket se ka vendosur të mos e vonojë më martesën më Edoardo Mapelli Mozzin, dhe kështu çifti e ka kurorëzuar lidhjen të premten në një ceremoni private familjare në kishën “The Royal Chapel of All Saints” në Windsor.

Princesha 31-vjeçare, dukej një nuse e thjeshtë dhe mjaft elegante e veshur me fustanin e huazuar nga gjyshja e saj, Mbretëresha Elizabeth, dhe i cili ishte dizajnuar nga Sir Norman Hartnell. transmeton Koha.