Tre breza të një familjeje të aktorëve të profilit të lartë të Bollywoodit kanë dalë pozitiv për Covid-19, kanë thënë zyrtarët në Indi.
Rezultatet të dielën treguan se aktorja e njohur e Bollywoodit dhe ish-Miss Bota, Aishwarya Rai Bachchan së bashku me të bijën e saj tetë vjeçe ishin infektuar me koronavirus.
Edhe bashkëshorti i saj, Abhisheku dhe vjehrri Amitabhu, që të dy aktorë të njohur të Bollywoodit, u dërguan për në spital të shtunën, për shkak të infektimit koronavirusit.
Aishëarya Bachchan, 46 vjeç, është fytyra më e njohur e Bollywoodit në Indi por edhe në botë, dhe ka luajtur në disa filma të Hollywoodit gjithashtu.
Edhe vjehrri i saj 77 vjeç ka luajtur në mbi 200 filma gjatë pesë dekadave të fundit.
India ka përjetuar rritje rekorde të rasteve me koronavirus me 27,100 të infektuar vetëm të dielën, ndërsa totali ka shkuar në 850,00, që është numri i treti më i madhi në botë. Ka pasur gjithashtu shumë ankesa për mungesë të testimeve si dhe punonjësve mjekësorë.