Showbiz

“Top Koha Music” me hite dhe artistin e ri

“Top Koha Music” do të vazhdojë të sjellë një tjetër javë me plot muzikë.

Përveç klasifikimeve në Top Listën e Top Kohës do të mund të ndiqni intervistën e realizuar me artistin kosovar Rino Sopjani.

Pasi ka jetuar për 17 vjet në Angli, Sopjani është rikthyer në vendin e origjinës për të nisur karrierën e muzikantit.

Pas bashkëpunimit që pati me MC Kreshën, ai ka bashkëpunuar së fundmi edhe me Nushin në projektin e titulluar “A e din”, për të cilin flet deri në detaje në intervistë.

Ai po ashtu ka shpalosur edhe të rejat për albumin e parë i cili do të vijë në treg së shpejti.

“Top Koha Music” transmetohet të dielën në KTV nga ora 16:30.