Showbiz

Aktorja amerikane Naya Rivera është zhdukur pas një daljeje me anije

Policia në Kaliforninë Jugurore ka filluar kërkimin për aktoren dhe këngëtaren amerikane Naya Rivera, pasi ajo është zhdukur gjatë një dalje me anije me të birin e saj katërvjeçar, raporton BBC.

Rivera 33-vjeçare kishte marrë me qira një anije të mërkurën pasdite në liqenin Piru, në veri-perëndim të Los Angelesit, është njoftuar nga zyra e Sherifit të Ventura County.

I biri katërvjeçar i Riveras është gjetur i vetëm në anije në liqen.

Ka filluar një operacion kërkimi. Rivera më së miri njihet për rolin e saj të nxitëses së tifozes në seritë e komedisë muzikale “Glee” nga viti 2009 deri më 2015.

Ajo ishte martuar me aktorin Ryan Dorsey në vitin 2014, që është edhe babai i djalit të saj. {ifti është divorcuar në vitin 2018.