Showbiz

Katie Holmes luan në dramën e re “The Secret: Dare to Dream”

“The Secret: Dare to Dream” është një film i ardhshëm i zhanrit dramë, me regji të Andy Tennantit dhe skenar të shkruar nga ai dhe dyshja, Bekah Brunstetter dhe Rick Parks.

Filmi bazohet në librin e vitit 2006 të autores Rhonda Byrne, me titull “The Secret”, ndërsa në të luajnë aktorë të njohur të Hollywoodit si: Katie Holmes, Josh Lucas, Jerry O'Connell dhe Celia Weston, transmeton Koha.

“The Secret: Dare to Dream” e rrëfen historinë e Miranda Wellsit, një grua e ve por shumë punëtore, e cila mundohet t’i rrisë tre fëmijët e saj e vetme. Por një stuhi e fuqishme sjell sfida shkatërruese në jetën e saj, bashkë me një burrë misterioz të njohur me emrin Bray Johnson. Prezenca e tij dhe besimi që ai e ka në energjinë pozitive të mendjes ngjallin shpresa dhe i japin shpirt familjes së Wellsit, por ai e mban një sekret i cili mund të ndryshojë gjithçka.

Në nëntor të vitit 2019, studio “Roadside Attractions” dhe “Gravitas Ventures” i blenë të drejtat për realizimin e këtij filmi, i cili fillimisht ishte menduar të lansohej nëpër kinema më 17 prill të këtij viti. Por për shkak të pandemisë është pezulluar përkohësisht.

Studio prapa realizimit të tij, kanë bërë të ditur se do ta sjellin atë nëpër kinema, sapo të arrihet një formë e sigurt për publikun që ta shikojë atë.