Showbiz

Halle Berry, aktorja e parë afrikano-amerikane e shpërblyer me “Oscar”

Halle Berry, aktorja e parë afrikano-amerikane e shpërblyer me “Oscar”

Halle Berry është aktorja e parë afrikano-amerikane, e cila e fitoi një shpërblim “Oscar” si aktorja më e mirë, për performancën e saj në filmin “Monster's Ball”. Ajo po ashtu ka luajtur në filma të tjerë me buxhet të lartë si: “Swordfish”, “Die Another Day”, “Gothika” dhe “X-Men”, transmeton Koha.

E lindur më 14 gusht të vitit 1966 në Cleveland të Ohios, Halle Berry, një ish-mbretëreshë e bukurisë, sot njihet si një prej aktoreve më të suksesshme të Hollywoodit. Ajo është fëmija i vogël i çiftit ndërracorë, Jerome dhe Judith, dhe së bashku me motrën e saj të madhe aktorja e kishte kaluar një pjesë të madhe të fëmijërisë duke jetuar në një lagje të brendshme të qytetit. Në fillim të viteve 70’, babai i saj e braktisi familjen për çka e ëma e aktores u shpërngul bashkë me fëmijët e saj në një lagje në afërsi të Clevelandit, ku kryesisht jetonin personat e racës së bardhë. Berry për shkak të ngjyrës së lëkurës kishte kaluar nëpër vështirësi në shkollë, ku është bërë pre e diskriminimit qysh në moshë të re dhe kështu, përballja e hershme me racizmin e ka shtyrë aktoren që të arrijë sukses në jetën e saj.