Showbiz

Kourtney Kardashian e quan “toksik” ambientin në xhirimet e shout “Keeping Up With The Kardashians”

Kourtney Kardashian thotë se emisioni “Keeping Up With The Kardashians” u shndërrua në një ambient toksik për të, para se ta merrte vendimin të largohet për ca koha nga ky shou.

Në fillim të këtij viti, ylli televiziv kishte vendosur të tërhiqet nga programi i cili i solli famë gjithë familjes Kardashian/Jenner, kjo pasi pas një dekade të xhirimeve për këtë shou ajo kishte filluar të ndihet e papërmbushur, dhe e urrente faktin se nuk mund të kishte privatësi në jetën e saj, transmeton Koha.

“Unë kam qenë pjesë e xhirimeve të shout për 14 vjet… Pas kësaj kohe të gjatë fillova të ndihesha e papërmbushur dhe kështu ky u shndërrua në një ambient toksik për mua, sepse nuk më pëlqente që më merrte aq shumë kohë nga jeta ime. Privatësia është diçka që ndër vite kam mësuar ta vlerësoj shumë, dhe gjetja e baraspeshës mes kohës së lirë për vete dhe xhirimeve për emision është shumë e vështirë. Njerëzit më kanë keqkuptuar pas largimit tim nga shou, duke menduar se nuk dëshiroj të punoj më, por kjo nuk është e vërtetë. Unë po i ndjek hapat e mi drejt lumturisë dhe po e fokusoj energjinë time në projekte të cilat më bëjnë të lumtur,” citohet të ketë thënë Kardashian gjatë intervistës së fundit për revistën “Vogue Arabia”.

Bukuroshja 41-vjeçare që njëherësh është fëmija më i madh në familjen Kardashian/Jenner, tani po kalon më shumë kohë me fëmijët e saj, Mason, Penelope dhe Reign, të cilët i ka me ish të dashurin, Scott Disick. Ajo thotë se i pëlqen shumë të kalojë kohë me ta pa u shpërqendruar nga puna, kamerat apo telefonat mobil.

Kourtney Kradashian u largua nga emisioni i famshëm i familjes së saj, i cili transmetohet në kanalin E!, duke e shkaktuar një skenë të bujshme ku ajo shihet duke u rrahur fizikisht me motrën e saj, Kim Kardashian West.

{gallery}