Showbiz

Lily James besohet se e ka filluar një lidhje romantike me aktorin Chris Evans

Ylli i filmit “Cinderella”, Lily James, besohet se është në lidhje të re romantike me aktorin 39-vjeçar, Chris Evans, kjo pasi gjatë fundjavës dyshja është parë duke e ndarë së bashku një taksi, pas një ndeje në një klub privat të Londrës.

Sipas të përditshmes “Daily Mail’, aktorët ishin kthyer në dhomën e hotelit të Evansit, por janë parë duke hyrë në ndërtesë njëri pas tjetrit.

Për 31-vjeçaren James, lajmi për lidhjen e re romantike vjen pas ndarjes nga i dashuri i saj prej kohësh, njëherësh ish-kolegu i saj, Matt Smith, me të cilin ka qenë në lidhje për pesë vjet para se ta bënin publike ndarjen në dhjetor të vitit 2019, transmeton Koha.

Sidoqoftë, në media dhe portale të ndryshme spekulohej se çifti ishte ribashkuar në kohë të pandemisë së koronavirusit, pasi ishin detyruar të vazhdojnë të jetojnë së bashku edhe gjatë periudhës së karantinës. Sipas disa burimeve, kjo gjë ka bërë që ata të afrohet dhe më shumë me njëri-tjetrit.

“Matt dhe Lily ishin ndarë për shkak të angazhimeve të shumta në karrierë, dhe kështu nuk gjenin kohë të mjaftueshme për njëri-tjetrin. Por karantina u ka mundësuar atyre ta ringjallin lidhjen romantike,” citohet të ketë thënë një burim i aktorëve.

Në anën tjetër, ylli i filmave “Captain America”, Chris Evans, e ka mbajtur jetën e tij private larg vëmendjes së mediave, prej ndarjes së tij nga e dashura, Jenny Slate, në mars të vitit 2018. Por një burim i afërt i aktorit ka zbuluar se ai tashmë ka filluar të dal në takime me femra të ndryshme, por nuk është në lidhje ekskluzive me ndonjërën prej tyre.