Showbiz

Rihanna shtyen sërish lansimin e muzikës së re

Rihanna shtyen sërish lansimin e muzikës së re

Këngëtarja e njohur nga Barbadosi, Rihanna, ka vendosur ta lërë anash muzikën për një kohë të pacaktuar, për t’u fokusuar në ndërtimin e perandorisë së saj në fushën e modës dhe bukurisë, transmeton Koha.

Ylli i hitit “Work” nuk ka lansuar muzikë të re që nga albumi i vitit 2016, “Anti”, dhe duket se fansat do të duhet të presin edhe më gjatë për publikimin e incizimit të saj të ri, kjo ngase këngëtarja 32-vjeçare është fokusuar në biznesin e saj, si dhe dëshiron të koncentrohet në krijimin e produkteve të reja për kompaninë “Fenty Beauty”.