Showbiz

Reperi Kanye West rivalizon Trumpin e Bidenin për president të SHBA-së

Reperi amerikan, Kanye West, ka njoftuar se do të kandidojë për president të SHBA-së, katër muaj para mbajtjes së zgjedhjeve.

21 herë fituesi i çmimit Grammy festoi Ditën e Pavarësisë së SHBA-së duke e dhënë këtë njoftim në Twitter, që është shoqëruar me reagime të ndryshme dhe dyshuese, transmeton KOHA.

“Tani duhet të përmbushim premtimin e Amerikës duke i besuar Zotit, duke unifikuar vizionin tonë dhe duke ndërtuar të ardhmen tonë. Po kandidoj për president të SHBA-së”, ka shkruar ai në Twitter.

Ai ka marrë edhe përkrahjen e themeluesit të Teslas, Elon Musk, i cili i është përgjigjur, “E ke mbështetjen time të plotë”.

Një gjë të tillë ai e kishte paralajmëruar edhe më herët, kur në nëntor të vitit të kaluar kishte thënë se po planifikon të kandidojë në vitin 2024.

Ende nuk është bërë e ditur nëse ai ka paraqitur zyrtarisht kandidaturën e tij për president, por që ende ka kohë ta bëjë një gjë të tillë.

Image