Showbiz

E kaluara e Duas në tekstet e këngëve të saj

Ndjenja e pafuqisë dhe e turpit e kanë frymëzuar këngëtaren shqiptare, Dua Lipa, që të shkruajë tekstet e këngëve të saj. Përvoja personale, sidomos problemet, janë shkrirë në albumin më të ri “Future Nostalgia”. Këtë e tregon më së miri kënga e këtij albumi, “Boys Will Be Boys”.

“Shpesh flas për barazinë gjinore, sidomos në vende pune, por kjo këngë flet për përvojën personale dhe dhimbjet që i kalon secila grua”, ka thënë Lipa në një intervistë për revistën “Elle”. “Kam folur me miqtë e mi dhe të gjithë kanë të kaluar të njëjtë. Kanë mbajtur në grusht çelësat ose janë shtirur kinse po flasin në telefon teksa ecnin të vetmuar në mes të natës”, ka shtuar këngëtarja shqiptare, transmeton KOHA shkrimin e AP.

Dua ka treguar po ashtu se vazhdimisht ka veshur rroba që nuk i kanë pëlqyer, por që kanë qenë të sigurta për ecje.

{gallery}

“Të gjithë i jemi shmangur konfrontimit ose kemi veshur diçka që nuk kemi dashur. Kemi menduar: ‘Nuk më pëlqen ideja që të vesh këtë fustan të shkurtër dhe pastaj me autobus të shkoj në aheng’”, ka treguar Dua Lipa.

“E mençur... punëtore”

Për dallim prej albumit të parë, ajo i ka meritat për secilin tekst të këngëve në të dytin. Si rezultat, e keni një panoramë të personalitetit të Duas: e mençur, punëtore, me pasion dhe dëshirë të madhe për vallëzim.

“Në albumin e parë isha me fat që realizova këngët si ‘New Rules’ dhe ‘Be The One’, të cilat nuk i shkrova unë, por janë pjesë e rëndësishme e karrierës sime. Por ndjeva se kisha shumë punë për të bërë në këtë aspekt. Për një pop-artiste, njerëzit ju shohin si fabrikë, por për këngët që kam shkruar, isha në prova dhe ato janë përvoja personale. Këtë doja ta përmendja në secilën intervistë”, ka thënë Dua.