Showbiz

Aktorja Ricci paraqet kërkesën për divorc

Aktorja e njohur Christina Ricci të enjten ka paraqitur kërkesën për divorc nga bashkëshorti i saj me të cilin ishte e martuar shtatë vjet, dhe është duke kërkuar kujdestari të vetme për të birin e tyre.

Ricci dorëzoi dokumentet në gjyqin suprem të Los Angelos për të prishur martesën me James Heerdegen, duke përmendur si shkas dallimet e papajtueshme në mes tyre.

Në dokumente thuhet se Ricci kërkon kujdestari të vetme legale ndaj të birit tyre 5 vjeç Freddie, transmeton KOHA.

Ricci e takoi Heerdegen, i cili është kameraman për filma dhe televizion, gjatë xhirimit të serialeve televizive të saja “Pan Am” në vitin 2011. Filluan të takoheshin vitin në vijim dhe u martuan në 2013.

Ricci njihet më së miri për rolet e saja si fëmijë në filmat “Casper” dhe “The Addams Family”, si dhe për rolet e saja si e rritur në filmat e pavarur si ‘Black Snake Moan” dhe “Buffalo 66”.