Showbiz

Sia është gjyshe e dy fëmijëve

Ylli hitit “Chandelier”, Sia, i ka adoptuar dy djem në fillim të këtij viti. Përveç se është bërë nënë, tani ajo është edhe gjyshe pasi njëri prej këtyre djemve i ka mirëpritur dy fëmijë në jetë.

“Njëri prej djemve të mi nuk ka shumë kohë që është bërë baba i dy fëmijëve. Dhe menjëherë fillova të ndihesha në ankth. Në fakt unë jam një gjyshe cool. Ata më thërrasin ‘nana’. Por, unë po mundohem t’i bindi të më thërrasin ‘lovely’ sikurse Kris Jenner.”

Këngëtarja 44-vjeçare e ka pranuar se djemtë e saj në 18 vjetët e jetës së tyre kanë përjetuar situata tejet të rënda dhe stresuese, përfshirë këtu kalimin për të jetuar në 18 shtëpi të ndryshme. Sia, këtë fakt e konsideron dështim të sistemit shtetëror për kujdesin ndaj fëmijëve jetim, transmaeton Koha.

“Ata po i afroheshin moshës madhore, që do të thotë se do të përjashtoheshin nga sistemi shtetëror i kujdesit, me t’i mbushur 21 vjet. Prandaj, unë vendosa t’i adoptoj ata në moshën 18-vjeçare. Para se ta bëja këtë gjë, kam hulumtuar shumë mbi sistemin kujdestar dhe mund t’iu them se ndihem pak e lodhur nga i gjithë procesi. Mendoj se sistemi shtetëror për kujdesin e jetimëve na ka zhgënjyer. Jo mua, por djemtë e mi. Ata kanë jetuar në 18 shtëpi të ndryshme në 18 vjetët e jetës së tyre.”

Ndër të tjera, Sia ka deklaruar se për të është kënaqësi t’i rris fëmijët e adoptuar, ngase dëshiron t’iu ofrojë jetë më të mirë, ta parandalojë përfundimin e tyre në burg dhe thjeshtë dëshiron t’iu ofrojë shumë dashuri.