Showbiz

Çiftet më të pëlqyera të Hollywoodit

Nuk ka asgjë më romantike se historitë e dashurisë si në përralla të Hollywoodit.

Kur bëhet fjalë për pop kulturën amerikane, adhuruesit nuk mund të ngopen me disa prej çifteve të famshme të showbizit.

Pavarësisht a bëhet fjalë për lojërat lozonjare të aktorëve, Blake Lively dhe Ryan Reynolds, në rrjetet sociale, apo momenteve familjare fitimtare të dyshes, Stephen Curry dhe Ayesha Curry, të gjithë njerëzit e kanë nga një çift të preferuar të famshëm të cilin e adhurojnë, dhe bëjnë tifo që martesa e tyre të zgjasë përgjithmonë.

Megjithëse, gjatë vitit të kaluar ka pasur shumë ndarje e shkurorëzime mes të famshmëve, po ashtu ka pasur edhe lidhje të reja të cilat e kanë entuziazmuar publikun, transmeton Koha.

Por, disa prej historive më të pëlqyera të dashurisë në Hollywood, që i kanë pushtuar zemrat e publikut anembanë botës janë: Gabrielle Union dhe Dwyane Wade, Freddie Prinze Jr. dhe Sarah Michelle Gellar, Oprah Winfrey dhe Stedman Graham, Tom Hanks dhe Rita Wilson, John Krasinski dhe Emily Blunt, John Legend dhe Chrissy Teigen, Blake Lively dhe Ryan Reynolds, George dhe Amal Clooney, Nick Jonas dhe Priyanka Chopra, Stephen Curry dhe Ayesha Curry, Jada Pinkett Smith dhe Will Smith, Faith Hill dhe Tim McGraw, Russell Wilson dhe Ciara, Ellen DeGeneres dhe Portia de Rossi dhe Beyoncé Knowles dhe Jay-Z.

{gallery}