Showbiz

Margot Robbie do ta udhëheqë ekipin e aktoreve të filmit të ri “Pirates of the Caribbean”

Margot Robbie do ta udhëheqë ekipin e aktoreve të filmit të ri “Pirates of the Caribbean”

Piratët e Karaibeve po bëhen gati të lundrojnë në një drejtim ndryshe, me aktoren australiane, Margot Robbie, në rolin protagonist të versionit më të ri të një prej filmave më të suksesshëm të studios “Disney”.

Margot Robbie, e njohur për filma të tillë si, “Suicide Squad” dhe “I, Tonya”, do ta udhëheqë kastën e aktoreve të filmit të ardhshëm i cili është në fazën e parë të zhvillimit.