Këngëtarja dhe kantautorja 38-vjeçare, Beyoncé, e ka paralajmëruar albumin e ri vizual me titull “Black Is King”, i cili është prodhuar dhe drejtuar nga ajo si dhe bazohet në muzikën e albumi më kolona zanore “The Lion King: The Gift”.
Projekti në fjalë do të lansohet në platformën digjitale “Disney +” më 31 korrik të këtij viti, transmeton Koha.
“Projekti ‘Black Is King’ është rezultat i punës me dashuri. Ky është një projekt i imi i krijuar me pasion, dhe për të cilin kam xhiruar, hulumtuar dhe montuar ditë e natë, për një vit të plotë. Unë e kam dhënë maksimumin në të, dhe tani ai është në dispozicionin tuaj. Fillimisht, ky projekt është xhiruar si pjesë shoqëruese e albumit me kolona zanore, “The Lion King: The Gift”, dhe ka pasur për qëllim ta festojë bukurinë e prejardhjes së komunitetit tonë. Unë asnjëherë nuk e kisha imagjinuar që një vit më vonë, e gjithë puna e madhe që është bërë në krijimin e këtij albumi vizual do të shërbente për një qëllim më të madh,” ka shkruar këngëtarja në postimin e saj në Instagram.
Në anën tjetër, kompania “Disney” dhe produksioni i Beyoncés, “Parkwood Entertainment”, përmes një komunikate të përbashkët kanë deklaruar: “Albumi vizual ‘Black Is King’ është një kujtim festiv për botën mbi eksperiencat e komunitetit të zezakëve. Filmi është rrëfim për të gjitha moshat, i cili na informon dhe ndihmon në ndërtimin e së tashmes. Ai është ribashkim i kulturave dhe besimeve gjenerative. Po ashtu ai tregon se si njerëzit më të thyer në botë posedojnë aftësi të jashtëzakonshme, dhe e kanë një të ardhme kuptimplotë dhe të qëllimshme.”
Albumi i ri vizual i divës amerikane, gjithashtu përfshinë bashkëpunime me yje të shumtë të muzikës si: Childish Gambino, Kendrick Lamar, Pharrell, 070 Shake, Tierra Whack, Jay-Z, Blue Ivy Carter, Jessie Reyez, Wizkid, Shatta Wale, Burna Boy, Mr Eazi, Tiwa Savage, Tekno, Yemi Alade, Busiswa dhe Salatiel.
Ai vjen pasi Beyoncé e lansoi një këngë befasuese e cila e shënoi festën e njohur si “Juneteenth”, e cila ka për qëllim ta festojë emancipimin e të gjithë personave që ishin skllavëruar në Shtetet e Bashkuara.
Këngëtarja e lansoi këngën “Black Parade” në platformën muzikore Tidal, të premten më 19 qershor.
-
29 qershor 2020 12:00
-
Shpërndaje në: