Aktori i njohur hollywoodian, Gerard Butler, i është bashkuar kastës së aktorëve të filmit të ardhshëm, “Kandahar”, regjinë e së cilit po e bënë Ric Roman Waugh.
Waugh do ta adaptoj në ekran të madh skenarin të cilin e ka shkruar së bashku me ish-oficerin e inteligjencës ushtarake, Mitchell LaFortune, transmeton Koha.
Në film, Butler e luan rolin e Tom Harrisit, një operativ i fshehtë i CIA-s i stacionuar në Lindjen e Mesme. Kur dikush ia ekspozon misionin e tij sekret, Harris dhe përkthyesi i tij duhet të luftojnë nëpër shkretëtirë për të arritur në një zonë të sigurt për ta në Kandahar të Afganistanit.
Ylli i filmit “Olympus Has Fallen” po ashtu shërben si producent i këtij projekti, së bashku me Alan Siegeli, Basil Iwanyk, Erica Lee dhe Christian Mercuri.
Filmi “Kandahar” do të xhirohet në Lindjen e Mesme ndërsa ende nuk ka datë të planifikuar për lansimin e tij nëpër kinema.
Gerard Butler, Ric Roman Waugh dhe Basil Iwanyk, së fundmi kanë bashkëpunuar edhe në trilerin e bazuar në një katastrofë natyrore, “Greenland”, i cili pritet të lansohet në gusht të këtij viti.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.