Showbiz

Kelly Clarkson e pushtuar nga emocione të ndryshme në karantinë

Kelly Clarkson e pushtuar nga emocione të ndryshme në karantinë
 

Në një intervistë të fundit, ylli i hitit “I Dare You”, Kelly Clarkson, e ka pranuar se jeta ka qenë mjaft e vështirë për të gjatë kohës së karantinës, kjo ngase i është dashur ta balancojë punën me angazhimet e shtëpisë, me ç’rast është munduar t’i plotësojë në maksimum të gjitha nevojat e fëmijëve të saj, River dhe Remington, si dhe dy fëmijëve tinejxher të burrit të saj, Savannah dhe Seth.

Intervista në fjalë është realizuar para se këngëtarja ta bënte publik lajmin e shkurorëzimit nga bashkëshorti, Brandon Blackstock, me ç’rast kishte deklaruar: “Sinqerisht, në këtë periudhë kam qenë e pushtuar nga emocionet e ndryshme. Është shumë e vështir të jesh prind i cili punon sepse pavarësisht karantinës, unë kam vazhduar t’i kryej të njëjtat punë dhe obligime. Dhe t'ju them të drejtën, ka qenë një eksperiencë tejet e lodhshme për mua, duke pastruar, përgatitur ushqime dhe duke iu përgjigjur të gjitha nevojave të fëmijëve të vegjël por edhe atyre që tashmë janë tinejxher. Që të gjithë i kanë ndjekur mësimet nga shtëpia, dhe unë duhej t’iu ndihmoja me detyra. Prandaj, po, ka qenë një periudhë e çmendur për mua.”