Showbiz

Djali 13 muajsh i Kardashian dhe West ka nisur të ecë

Kim Kardashian ka treguar se djali i saj dhe Kanye West, që është vetëm 13 muajsh, ka nisur të ecë.

“Djali im Psalm është më i ëmbli. Sapo ka nisur të ecë”, ka njoftuar të premten Kardashian përmes rrjeteve sociale.

Kardashian dhe West kanë edhe fëmijët North 6 vjeçe, Chicago 2 vjeçe dhe Saint 4.

Kohët e fundit megjithatë është raportuar se Kim dhe Kanye janë në një marrëdhënie të ndërlikuar, por asnjëri prej tyre nuk është deklaruar rreth kësaj, derisa jeta e tyre duket se po vazhdon normalisht.