Showbiz

Klass u abuzua në bazë racore

Muzikantja Myleene Klass ka rrëfyer për abuzimin që kishte pësuar si fëmijë, për shkak të prejardhjes së saj nga Filipinet.

Klass, e cila është rritur në Angli, nëpërmjet një postim në Instagram, ka bërë një listë të gjatë të rasteve të abuzimit që ka përjetuar vazhdimisht si fëmijë. Ajo ka rrëfyer për abuzimet pas reagimeve të shumta për vdekjen e afro-amerikanit, George Floyd në duart e policisë amerikane.

“Mezi po ua sqaroj racizmin fëmijëve të mi”, ka thënë 42-vjeçarja.

Floyd vdiq më 25 janar, kur një polic i racës së bardhë në Minneapolis vendosi gjurin në qafën e tij për disa minuta. Vdekja e tij ka ngjallur trazira nëpër të gjithë Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Klass, nënë e tre fëmijëve dhe e rritur nga babai austriak e nëna filipinase, ka rrëfyer se e kupton plotësisht jetën e vështirë të një afro-amerikani në SHBA.

“Këtë e di në bazë të përvojës sime si një racë e përzier”, ka thënë Klass.

Në Instagram ajo ka rrëfyer se në shkollë është sulmuar me topa bore të përzier me gurë, vetëm përse ishte e racës me ngjyrë.

Prezantuesja ka thënë se kishte ndier krenari, kur në moshën 10-vjeçare, shokët e klasës i dolën në krah pasi u sulmua në bazë të racës.

“Ishte një fitore e vogël. Ndihesha e turpëruar, por më kujtohet se për herë të parë e ndieja se nuk isha vetëm”, ka shkruar Klass. Ajo gjithashtu ka sfiduar perceptimin sesi i quajnë dadot me prejardhje nga Filipinet.

“Në zonën ku jetoj fraza: ‘Angazhoje një filipinase’ shumë lehtë u referohet dadove”, ka sqaruar Klass.