Showbiz

“Top Koha Music” sjell rrëfimin e dy personazheve të skenës

Në “Top Koha Music” këtë javë vijnë klasifikimet e javës, por edhe dy personazhe të skenës muzikore të vendit.

Do njiheni me muzikantin Ardit Jashari, i cili shpalos rrëfimin për dy pasionet e tij. Ai ndan kohën mes muzikës dhe mjekësisë duke mos hequr dorë nga asnjëra, ani pse ballafaqohet me sfida të shumta në rrugën që ka zgjedhur.

I ftuar i dytë në “Top Koha” vjen reperi Ron, i cili së fundmi ka publikuar këngën e re me titull “Panda”.

“Top Koha Music” transmetohet të dielën nga ora 16:30 në KTV.