Showbiz

BBC do t’i transmetojë disa nga performancat më të njohura të festivalit “Glastonbury”

BBC do t’i transmetojë disa nga performancat më të njohura të festivalit “Glastonbury”

Festivali i muzikës, “Glastonbury”, i cili e ka anuluar edicionin e sivjetmë për shkak të pandemisë së koronavirusit, do të nderohet me transmetimin e disa perfomancave klasike në kanalin BBC.

Festivali i famshëm sivjet do ta shënonte përvjetorin e 50-të të themelimit, por u detyrua të shtyhet për vitin 2021. Prandaj, televizioni BBC po planifikon t’i transmetojnë disa prej interpretimeve më legjendare që kanë zënë vend ndër vite në skenën e festivalit.