“NRG Band” e ka lansuar projektin e ri muzikor. Kënga e mban titullin “Më mungon” dhe vjen e kompletuar me videoklip.
“Më mungon” është një baladë dashurie, e cila e vë në pah si asnjëherë më parë zërin e veçantë të vokalistit të grupit, Besnik Qaka.
Megjithëse i thjeshtë, me protagonist Besnikun dhe modelen Iliriana Krasniqi, videoklipi duket mjaft artistik dhe punën rreth tij, anëtarët e bendit duket se ia kanë besuar, Valon Azirit.
Kënga vjen pas baladës së fundit të bendit, “Ani Ani”, e cila u lansua para katër muajsh.
“Më Mungon” tashmë është publikuar në platformën muzikore YouTube.