Showbiz

Vazhdimi i pestë i filmit “Mad Max” do të fokusohet në personazhin Furiosa

Vazhdimi i pestë i filmit “Mad Max” do të fokusohet në personazhin Furiosa

Regjisori i filmit “Mad Max: Fury Road”, George Miller, ka bërë të ditur se një vazhdim i ri i këtij filmi, i cili kthehet prapa në histori, do të fokusohet në personazhin e aktores, Charlize Theron, Furiosa.

Në një intervistë të fundit për të përditshmen “The New York Times”, Miller po ashtu e konfirmoi se Theron nuk do të rikthehet për ta luajtur personazhin e saj në moshë të re.