Ylli i njohur i muzikës, Harry Styles, shfaqet i afërt dhe duke u prekur me një grup modelesh, në videoprojektin e ri muzikor me titull, “Watermelon Sugas”, i cili ishte xhiruar në janar të këtij viti në Malibu të Kalifornisë, para se koronavirusi ta pushtonte botën.
Duke e ndarë një pjesë të klipit në Instagram, ish-anëtari i bendit “One Direction”, tha: “Mos e provoni këtë në shtëpitë tuaja. Praktikojeni distancimin social.”
Kënga “Watermelon Sugar” është pjesë e albumit të dytë të Stylesit si solo-këngëtarë me titull, “Fine Line”, dhe i cili u lansua në dhjetor të 2019-s, transmeton Koha.
Styles ishte planifikuar ta fillojë turneun “Fine Line” në muajin prill të këtij viti, por ishte detyruar t’i shtyjë koncertet në Britani të Madhe dhe Evropë për shkak të pandemisë. Performancat e këngëtarit janë shtyrë për vitin e ardhshëm.
“Për shkak të sigurisë suaj dhe të tjerëve, ju lutem shumë të vetizoloheni. Jemi në këtë situatë së bashku, dhe mezi prej që t’iu takoj në koncerte, sapo të jetë e sigurt të mblidhemi në ngjarje të këtilla. Deri atëherë, trajtoni njerëzit me mirësi dhe dashuri,” kishte deklaruar këngëtari.
Dhe në fund, Harry Styles, ka deklaruar se videoprojektin “Watermelon Sugar” po ia dedikon aktit të prekjes.