Showbiz

Këngëtarja Besa Kaziu në “Top Koha Music”

E ftuar në emisionin “Top Koha Music” është këngëtarja e re Besa Kaziu.

Këngëtarja nga Dibra, është e veçantë sepse gjithçka në projektet e reja – që nga krijimi e interpretimi e deri tek produksioni i këngëve – i ka realizuar vetë.

Nëpërmjet kësaj interviste, ajo edhe debuton përpara audiencës televizive kosovare.

Ndryshe, si çdo javë në “Top Koha Music” shikuesit mund t’i ndjekin edhe klasifikimet të cilat përcaktohen nga vota e adhuruesve të muzikës, në portalin Koha.net.