Showbiz

Dua Lipa i ka ngacmuar fansat duke e paralajmëruar një bashkëpunim së shpejti

 

Ylli i muzikë, Dua Lipa, i ka ngacmuar fansat duke thënë se së shpejti mund ta presin një bashkëpunim të saj me këngëtaren e njohur amerikane, Normani.

Këngëtarja me prejardhje nga Kosova e cila njihet për hite të tilla si, “New Rules” dhe “Don't Start Now”, ka bërë të ditur se po planifikon ta lansoj këngën “If It Ain't Me”, të realizuar me ish-anëtaren e bendit “Fifth Harmony”, Normani, pavarësisht se para pak javësh kënga ishte postuar online pa lejen e saj, transmeton Koha.