Showbiz

Po vjen “Bad Boys” 4-shi

Descriptive Text

Producenti i filmit “Bad Boys”, Jerry Bruckheimer, ka zbuluar se episodi i katërt aktualisht është duke u punuar.

Franshiza “Bad Boys” ka filluar në vitin 1995 dhe në rolet kryesore janë aktorët Will Smith dhe Martin Lawrence, si detektivët e Miamit - Mike Lowry dhe Marcus Burnett. Episodi i tretë i kësaj franshize, “Bad Boys for Life”, është lansuar në muajin janar.

Duke folur për “Collider”, Bruckheimer - i cili ka shërbyer si producent në të tri filmat - ka treguar për përvojën e tij në filmin e fundit dhe se çfarë na pret të ardhmen.

“Patëm një eksperiencë të shkëlqyeshme në të parin, si në procesin e zhvillimit me Tom Rothmanin [kreun e Sonyt] dhe ekipin e tij, ashtu edhe në procesin e editimit dhe filmimit”, sqaroi ai, transmeton Koha.net. “Ne bashkuam, së bashku me ndihmën e tyre, një film që është shumë i kënaqshëm për audiencën dhe do të donim ta bënim përsëri, si dhe mendoj se ata do të donin që ne ta bënim përsëri”, shtoi Bruckheimer.

“Aktualisht jemi duke punuar në një draft për filmin e katërt”, zbuloi producenti.

Por, kastin dhe detajet tjera më të hollësishme nuk i ka zbuluar.

Ky njoftim vjen pasi kanë rrjedhur disa raportime në fillim të këtij viti, në të cilat thuhej se Sony është duke planifikuar të zhvillojë vazhdimin tjetër të filmit “Bad Boys”. Është thënë se Chris Bremer do të marrë detyrën e skenaristit edhe një herë, pasi e ka bërë atë të “Bad Boys for Life”.