Showbiz

Grande dhe Bieber lansojnë këngën e parë së bashku, fitimet shkojnë për të prekurit me COVID-19

 

Ariana Grande dhe Justin Bieber kanë lansuar sot këngën e parë të përbashkët, të quajtur “Stuck with U”, dhe të gjitha fitimet do t’u shkojnë fëmijëve të punonjësve në vijën e parë të luftës ndaj pandemisë COVID-19, ka raportuar revista Female First.

Ariana tha se është shumë e lumtur që kënga e parë e përbashkët me Bieberin shkon për një kauzë të tillë.