Showbiz

Dukesha Catherine nis projektin fotografik për “të kapur shpirtin e kombit”

Dukesha e Britanisë, Catherine së bashku me Galerinë Kombëtare të Portreteve do të lansojë një projekt të fotografisë për “të kapur shpirtin e kombit” gjatë pandemisë së koronavirusit, shkruan të enjten Female First.

Bashkëshortja 38 vjeçe e princit William, po bashkëpunon me Galerinë për ekspozitën “Hold Still” dhe dëshiron që qytetarët e Britanisë së Madhe të dërgojnë fotografitë e tyre që i kanë shkrepur gjate kësaj kohe të pasigurt.

“Të gjithë jemi prekur nga disa imazhe te mahnitshme, të cilat na kanë treguar përvojat dhe tregimet e njerëzve përreth tërë shtetit. Kemi parë imazhe tepër të dhimbshme të tragjedisë njerëzore të kësaj pandemie, por edhe fotografi që na ngritën moralin ku pamë njerëz të bashkuar për të ndihmuar ata në nevojë. Ekspozita ‘Hold Still’ ka për qëllim të kapë portretin ë kombit, shpirtin e këtij shteti, atë nëpër të cilin jemi duke kaluar të gjithë. Fotografi që tregojnë qëndrueshmëri, guxim, mirësi, të gjitha përvojat që jemi duke i kaluar,” ka thënë ajo në një deklaratë.

Projekti është i hapur për të gjitha moshat dhe kërkohet që të dërgohet edhe një tekst, i bazuar në këto tri tema: “Ndihmësit dhe heronjtë”, “Normalja juaj e re” dhe “Vepra Mirësie”.

Fotografitë që mund të bëhen më kamerë apo telefon, do të vlerësohen në bazë të emocionit dhe tregimit që tregojnë, e jo në bazë të kualitetit fotografik që kanë.

Dukesha Catherine merret fotografi gjithashtu dhe shpesh gjendet prapa kamerës se fotove zyrtare të fëmijëve të saj, princit George, princeshës Charlotte dhe princit të vogël 2-vjeçar. Louis, shkruan revista Female First.