Showbiz

Ish-aktorja McGowan publikon album kundër izolimit dhe vetmisë

Rose McGowan, ka publikuar një album, të cilin e dizajnoi për të shëruar veten nga vetmia dhe izolimi.

Ish-aktorja McGowan, akuzuesja e përdhunuesit Harvey Weinstein, ka thënë se albumi është realizuar për të ndihmuar të gjithë ata që kanë frikë dhe janë në vetmi.

“Nuk dua të shfrytëzoj rastin për të përfituar nga koronavirusi. Mendova se ky ishte momenti më i mirë për të ndihmuar të tjerët”, ka thënë ish-aktorja e Hollywooodit, transmeton KOHA.

Albumi “Planet 9” është i zhanrit elektronik dhe ka mesazhe për shpresë në lidhje me zhvillimet personale pas pësimit të traumës.

McGowan ishte në qendër të rënies së famës së producentit Weinstein. Ajo i ndihmoi gazetarit Ronan Farrow në nisjen e lëvizjes “Me too”.

Përveç muzikës, ajo ka shkruar edhe librin “Brave”. Në këtë libër flet për përvojat e saj në Hollwood.