Showbiz

Kasta e aktorëve të “Doctor Who” bashkohet në shfaqje bamirësie për mjekët

 

Dhjetë aktorët e serialit të famshëm “Doctor Who”, nga pesëdhjetë vjetët e fundit, do të bashkohen për t’iu shprehur falënderime mjekëve të vërtetë dhe pjesëtarëve të tjerë të Shërbimit Kombëtar britanik të Shëndetësisë, në një videokonferencë për mbledhje fondesh organizuar nga BBC-ja.
Organizimi i “BBC One” - “The Big Night” – do të përfshijë aktoren Jodie Whittaker, mjeken aktuale të “Doctor Who”, si dhe aktorët e tjerë që e kanë portretizuar rolin e mjekut të famshëm të serialit.

“Little Britain”, “Peter Kay”, “The Vicar of Dibley” dhe “Catherine Tate” do të rikthehen po ashtu, gjatë speciales triorëshe.