Showbiz

Kylie Jenner po gjen mbështetje te ish i dashuri gjatë pandemisë së koronavirusit

Foto: Kylie Jenner/Instagram
 

Ylli i emisionit “Keeping Up With the Kardashians”, Kylie Jenner dhe reperi 27-vjeçar, Travis Scott, u ndanë vitin a kaluar por këta muajt e fundit, dyshja ka kaluar kohë të madhe së bashku duke shkaktuar spekulime për një ribashkim të mundshëm. Ata, po ashtu janë prindër të dy vjeçares, Stormi.

Dhe tani, disa burime të tyre po deklarojnë se Jenner në këtë kohë pandemie, po mbështetet në ish të dashurin e saj Scott sa i përket shoqërisë në pjesën më të madhe të ditës. Sidomos, marrë parasysh faktin se e gjithë familja Kardashian/Jenner është vetizoluar, dhe miliarderja më e re e botës nuk po mund t’i takojë as motrat e saj, transmeton Koha.