Showbiz

Willis vetizolohet me ish-gruan, në fotografinë e postuar komenton gruaja e tij

Foto: Demi Moore / Instagram

Emma Heming Willis po e përkrah burrin e saj Bruce Willis, aktorin e famshëm të Hollywoodit, pasi është vetizoluar me ish-gruan e tij, aktoren Demi Moore, dhe vajzat e tyre për shkak të shpërthimit të virusit Covid-19.

Heming së fundmi ka komentuar në fotografinë e familjes, të postuar nga Moore, shkruan revista “People”, transmeton Koha.net. Në këtë foto, Willis, Moore, vajzat e tyre dhe anëtarë të tjerë të familjes shihen të veshur me pizhamet e njëjta.

Aktori 65-vjeçar shihet i ulur prapa anëtarëve të familjes duke mbajtur një lugë të madhe.

Ish-gruaja e Willis në mbishkrimin e fotografisë ka shkruar “Mbledhja e familjes”, ndërsa gruaja e tij, Heming, ka komentuar: “Në më të mirën. Ju dua dhe më mungoni”.

Willis ka tri vajza me aktoren 57-vjeçare, Moore, - Rumer, 31 vjeçe; Scout, 28 vjeçe; dhe Tallulah, 26 vjeçe. Po ashtu, ai ka edhe dy vajza me Hemingun, 41 vjeçe, - Mabel, 8 vjeçe dhe Evelyn, 5 vjeçe.

 

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

Family bonding ?

A post shared by Demi Moore (@demimoore) on