Showbiz

Alec Baldwin do të bëhet sërish baba

Foto: Reuters

Aktori i njohur hollywoodian, Alec Baldwin dhe bashkëshortja e tij, Hilaria, janë në pritje të fëmijës së tyre të pestë. Lajmin e ka bërë të ditur Hilaria, përmes një postimi në Instagram.

Ajo e postoi një video ku shihej me barkun e fryrë, derisa po e realizonte një kontrollë rutinore të muajit të pestë të shtatzënisë, dhe në sfond dëgjoheshin të rrahurat e zemrës së foshnjës, transmeton Koha.

“Nuk kam fjalë të ta shprehur lumturinë që ma sjell ky tingull. Sapo e mora lajmin se foshnja është plotësisht e shëndetshme dhe doja ta ndaja këtë gëzim me ju,” ka deklaruar Hilaria në mesazhin e saj.

 

 

Çifti që tashmë i ka katër fëmijë së bashku, gjatë vitit 2019 i ka pasur dy shtatzëni të dështuara, të cilat Hilaria i ka ndarë edhe me publikun e gjerë duke postuar vazhdimisht në rrjetet sociale.