Showbiz

Këngëtari Sejdiu flet pas shërimit nga koronavirusi

Descriptive Text

Muhamet Sejdiu, këngëtari kosovar që u shërua nga koronavirusi, në “1 Kafe me Labin”, ka folur pas lirimit nga spitali.

Në një lidhje direkte, ai ka kujtuar momentet e vështira deri te shërimi.

“Kur kuptova se rezultati ishte negativ në fund, ka qenë ndër lajmet më të gëzueshme në jetën time”, ka thënë ai.

“Ishin momente të vështira që kur e bëmë testin. E shihja që s’isha mirë. Kur e kuptuam lajmin, që s’ishte rezultat i mirë, djali na ka thënë që ju jeni dalë pozitivë. Menjëherë ka ardhur doktoresha e Infektivës e në mënyrë shumë njerëzore na dha lajmin. Na zhvendosën në një dhomë e menjëherë filloi terapia. Momente të vështira, sidomos dy-tri ditët e para. S’është grip i zakonshëm sikur tjerët. Veç duhet kurajë. Nuk duhet të dorëzohemi”, ka thënë ai.

Në porosinë e tij për të tjerët, Sejdiu ka thënë se njerëzit nuk duhet të mbajnë të fshehtë këtë virus, por nëse shfaqin simptoma duhet patjetër të paraqiten te mjekët.