Showbiz

Claudia Schiffer e përshkruan veten si shumë të turpshme

Claudia Schiffer e përshkruan veten si shumë të turpshme

Supermodelja e njohur botërore, Claudia Schiffer, e njohur për paraqitjen në disa prej revistave më prestigjioze, dhe pjesëmarrjen në sfilata të panumërta të modës, e pranon se shumicën e kohës sa është marrë me modelizëm është ndjerë nervoze, transmeton Koha.

Për numrin e ri të revistës “ELLE”, Schiffer tha: “Emocionet para çdo sfilate mund të jenë shumë të forta nganjëherë. Unë e shijoja këtë ndjesi pasi e përfundoja punën me sukses apo kur ishim duke festuar pas sfilatave, por para tyre, jo aspak. Por, me kalimin e kohës u mësova t’i kontrolloja këto emocione, sepse kisha hyrë në një botë ku duhej t’i mbyllja sytë dhe ta vazhdoja punën”.