Showbiz

Harry dhe Maghan u thanë lamtumirë ndjekësve të tyre në Instagram

Princi Harry dhe dukesha e Sussexit, Meghan Markle, e kanë bërë postimin e fundit në llogarinë e tyre në Instagram, me emrin “Sussex Royal”.

Çifti i njohur nga disa e martë, zyrtarisht janë shkëputur nga angazhimet si anëtarë të familjes mbretërore britanike, dhe të hënën pasdite ata e postuan një mesazh të fundit në rrjetet sociale përmes së cilit, 35-vjeçari Harry dhe 38-vjeçarja Meghan, i falënderuan 11 milionë ndjekësit e tyre për mbështetjen që ia kanë dhënë në këto dy vjetët e fundit.

Ata po ashtu e informuan publikun se tani e tutje planifikojnë të fokusohen në kapitullin e ri të jetës së tyre, si dhe do të mundohen të kuptojnë se cila është mënyra e duhur për të kontribuar në të mirë të botës.

“Siç e dimë të gjithë, bota momentalisht është shumë e ndjeshme. Por kemi besim që secili njeri e ka aftësinë dhe mundësinë për të bërë ndryshim. Të gjithë së bashku mund ta ndihmojmë njëri tjetrin deri në përmbushje të këtij premtimi. Më e rëndësishmja tani është shëndeti dhe mirëqenia e secilit person anembanë globit, dhe gjetja e zgjidhjes për çështje të shumta të cilat janë shfaqur si pasojë e pandemisë. Megjithëse, të gjithë ne kemi rol në këtë situatë globale duke i ndryshuar zakonet dhe mënyrën e jetës, ne si familje kemi vendosur që tash e tutje të fokusohemi në kapitullin e ri të jetës sonë, dhe do të provojmë ta gjejmë mënyrën e duhur për të kontribuar. Edhe pse nuk do të na shihni në këtë llogari për ca kohë, puna jonë megjithatë do të vazhdojë. Faleminderit për këtë komunitet që e keni krijuar, për mbështetjen dhe inspirimin, si dhe përkushtimin tuaj në të mirë të botës. Mezi presim të rilidhemi me ju, së shpejti. Keni qenë të mrekullueshëm! Deri atëherë, ju lutem kujdesuni për veten dhe të tjetër. Harry dhe Maghan…”

 

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

As we can all feel, the world at this moment seems extraordinarily fragile. Yet we are confident that every human being has the potential and opportunity to make a difference—as seen now across the globe, in our families, our communities and those on the front line—together we can lift each other up to realise the fullness of that promise. What’s most important right now is the health and wellbeing of everyone across the globe and finding solutions for the many issues that have presented themselves as a result of this pandemic. As we all find the part we are to play in this global shift and changing of habits, we are focusing this new chapter to understand how we can best contribute. While you may not see us here, the work continues. Thank you to this community - for the support, the inspiration and the shared commitment to the good in the world. We look forward to reconnecting with you soon. You’ve been great! Until then, please take good care of yourselves, and of one another. Harry and Meghan

A post shared by The Duke and Duchess of Sussex (@sussexroyal) on

 

Çifti i cili e ka një djalë 10 muajsh së bashku, Archie, fillimisht u shpërngulën nga Britania e Madhe në Vancouver të Kanadasë, por tani kanë vendosur të jetojnë për ca kohë në Los Angeles në mënyrë që të jenë më afër nënës së dukeshës së Sussexit, Doria Ragland.

Harry dhe Meghan, po ashtu e kanë bërë të ditur lajmin se sigurimi i tyre do të paguhet përmes financimit privat, kjo pasi presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, deklaroi se taksapaguesit amerikan nuk do ta financojnë jetën e tyre në Amerikë.

{gallery}