Showbiz

“Mollë e ndaluar” sjell zhvillime dramatike

Java në KTV do të sjellë episodet e reja të serisë televizive “Mollë e ndaluar”.

Shikuesit do të njihen me zhvillimet e reja në jetën e dy motrave protagoniste, Zejnep dhe Jëlldëz dhe se cilat janë dallimet që do të mund të sjellin thyerjen e raportit të mrekullueshëm mes motrave.

Zhvillime dramatike pritet të vijnë në kuadër të episodeve të ardhshme.

“Mollë e ndaluar” transmetohet çdo ditë pune nga ora 21:30 vetëm në Kohavision dhe është seri me statistika të larta të shikueshmërisë.