Showbiz

Lionel Richie po e konsideron realizimin e një version të ri të “We Are the World”

Lionel Richie po e konsideron realizimin e një version të ri të “We Are the World”
 

Këngëtari i njohur 70-vjeçar, Lionel Richie, fillimisht nuk kishte dashur ta shënojë 35-vjetorin e lansimit të hitit, “We Are the World”, ku përfshiheshin yje të tillë si: Michael Jackson, Kenny Rogers, Cyndi Lauper, Diana Ross dhe të tjerë, dhe së bashku i kishin mbledhur plot 63 milionë dollarë për t’i ndihmuar të varfrit në Afrikë. Por, tani këngëtari mendon se mesazhi të cilin kënga e përcjellë, është shumë i përshtatshëm dhe aktual me situatën e krijuar në botë nga pandemia e koronavirusit.

“Ne po e ndërmarrim një vendim. Po i shpëtojmë jetët tona. Para dy javësh, vendosëm që nuk do të bënim ndonjë gjë speciale rreth kësaj kënge, ngase nuk mendonim se është koha e duhur për ta shënuar një përvjetorë. Por mesazhi i këngës është shumë i qartë,” citohet të ketë thënë këngëtari.