Showbiz

Harry dhe Meghan pushtojnë Londrën

Rikthimi i saj në Britani të Madhe pas një largimi të shkurtër nga vendi, ishte i shumëpritur, si nga mediat ashtu edhe nga publiku.

E shoqëruar nga princi i saj, Meghan Markle u shfaq mbrëmë në Londër me rastin e ngjarjes së përvitshme “Endeavour Fund Awards”. Atje, Duka dhe Dukesha e Sussexit i festuan arritjet e ushtarëve të plagosur, sëmurë apo të lënduar, por të cilët i kanë tejkaluar të gjitha pengesat duke marrë pjesë në sfida sportive dhe aventureske, transmeton Koha.net. 

Pavarësisht motit me shi, një numër i madh i njerëzve dhe fotografëve ishin mbledhur përreth “Mansion House”, vetëm për ta spikatur çiftin e njohur të familjes mbretërore në një prej angazhimeve të tyre të fundit si anëtarë të Monarkisë.

Princi Harry u shfaq i veshur me një kostum klasik ngjyrë kaltër të mbyllur, duke u përshtatur mirë me fustanin e kaltër të ndezur të gruas së tij, Meghan Markle. Ajo shkëlqente me fustanin elegant të disnjatores Victoria Beckham, të cilin e kishte kombinuar thjeshtë me një palë take dhe një çantë të vogël të dorës.

{gallery}

Duka dhe Dukesha e Sussexit, të cilët u martuan në vitin 2018 dhe janë prindër të një djali nëntë muajsh, Archie, pritet që t'i përfundojnë zyrtarisht detyrat e tyre si anëtarë të familjes mbretërore, më 31 mars të këtij viti.

Pavarësisht këtij vendimi të çiftit, besohet se mbretëresha Elizabeth u ka thënë, Harryt dhe Meghanit, se janë gjithmonë të mirëpritur në jetën mbretërore.