Showbiz

Fansat e Kylie Jenner zbulojnë diçka të pazakontë në trupin e saj

 

Miliarderja më e re e botës, Kylie Jenner është bërë lajm në mediat ndërkombëtare, por për një arsye të çuditshme dhe qesharake. Bota po i anashkalon të gjitha tiparet e përkryera të një prej femrave më të ndjekura në Instagram, dhe është fokusuar në gishtin e mesëm të këmbës së Jennerit, transmeton Koha.net.

Ylli i shout televiziv “Keeping Up With the Kardashians” është detyruar ta mbrojë publikisht gishtin e veçantë të këmbës, kjo pasi fansat në rrjetet sociale, në fotografitë e fundit që Kylie i ka postuar, e kanë vënë re se gishti i saj i mesëm i këmbës dukej “jo normal”.