Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Tringa Shala, balerina moderne

Si 18-vjeçare, pejania Tringa Shala paketoi valixhen bashkë me ëndrrën e saj më të madhe. Të bëhet balerinë. Të bëhet ajo çfarë do dhe jo çfarë i thonë të tjerët.

Balerina tashmë 21-vjeçare, e lindur në qytetin e bukur të Pejës, u nis për në Tiranë për, siç thotë ajo, ajrin që do t'ia përmbushte shpirtin.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Pas tri vjetëve studimeve, ajo u kthye në vendin ku filloi e gjithë ëndrra. Rrugëtimin e saj solo e filloi në qytetin ku u lind dhe këtë ndjenjë ajo e rrëfen me shumë emocion.

Derisa fluturonte në lëvizjet e lira, gjatë provave të fundit para shfaqjes në Teatrin Kombëtar të Kosovës, Tringa Shala tha se janë pikërisht këto lëvizje që e bëjnë unike, ashtu siç është çdo njeri tjetër.

Se çdo lëvizje të bën ajo që je dhe të dallon nga të tjerët, ajo e dëshmoi në shfaqjen e saj të enjten mbrëma, në sallën e Teatrit Kombëtar.

Punë dhe shumë vullnet. Në ajër, por gjithmonë me këmbë në tokë, thotë Tringa Shala, balerina e cila synon të fluturojë në çdo skenë, të madhe e të vogël.