Showbiz

Yjet ngrenë zërin për rëndësinë e votimit

Descriptive Text

Disa prej emrave më të mëdhenj të Hollywoodit janë bërë bashkë me revistën amerikane “W”, për ta realizuar një fushatë të re e cila iu bënë thirrje njerëzve për rëndësinë e votimit.

Brad Pitt, Laura Dern, Antonio Banderas, Charlize Theron, Scarlett Johansson dhe aktorë të tjerë, që të gjithë deklarojnë se “votojnë ngase besojnë në ndryshim”, në videon e postuar në uebfaqen e revistës së njohur, transmeton Koha.net.

Reklama i nxit njerëzit që të regjistrohen për të votuar, sidomos me afrimin e datës 3 mars.

Edhe yjet Cynthia Erivo, Chris Evans, Adam Sandler, Shia Labeouf dhe Willem Dafoe, janë përfshirë në videon e cila po merr vëmendje të madhe te publiku amerikan.