Showbiz

Sofia Vergara dhe Heidi Klum pjesë e “America's Got Talent”

Aktorja e serisë “Modern Family” do të shërbejë si anëtare e panelit të jurisë së shout të famshëm televiziv, krahas yjeve Simon Cowell, Howie Mandel dhe modelja 46-vjeçare Heidi Klum, në sezonin e ri të tij i cili kthehet në kanalin “NBC”, gjatë verës së këtij viti.

Bukuroshja latine 47-vjeçare duke e përshkruar rolin e ri në këtë projekt tha: “Jam shumë e lumtur që do t’i bashkohem familjes sime të re në “America’s Got Talent”. Ky është një kapitull i ri dhe emocionues për mua dhe po ndihem tepër krenare që do të jem anëtarja e parë Latine e jurisë së këtij shou. Mezi pres t’i takoj talentet e këtij edicioni dhe të argëtohem bashkë me të gjithë ju”.

Edhe Heidi e cila e ka pasur këtë rol në disa sezone të kaluara të shout, foli me entuziazëm për rikthimin e saj: “Jam shumë e lumtur që po rikthehet në “America’s Got Talent” për të punuar me Simonin, Howien dhe Terryn. Dhe fakti që Sofia Vergara po na bashkëngjitet në këtë sezon të ri, është thjeshtë qershia mbi tortë”.

Ndryshimi i anëtarëve të jurisë vjen pas largimit të aktores Gabrielle Union de valltares Julianne Hough, të cilat shërbyen si anëtare të jurisë vetëm për një vit, transmeton Koha.net. Union madje ishte largua keq nga ky program, duke i akuzuar organizatorët e shout për krijimin e një ambienti toksik të punës, ku dominon racizmi dhe diskriminimi gjinorë.